11.5 C
Tirana
12 / 02 / 2026

Muaji i festivalit europian, në 35 qytete shfaqen filma në secilën gjuhë

Në Athinë, sikundër në 35 qytete evropiane, ka nisur muaji europian i filmit i organizuar nga Akademia Europiane e Kinemasë.

Kinemaja Trianon, një nga kinematë më të njohura të shtëpisë së artit të qytetit, mirëpret eventin në Greqi.

Në të gjithë Evropën, falë partneritetit me  Akademinë Europiane të filmit, kinematë kryesore, nxjerrin në pah filmat evropianë, duke paraqitur programe të veçanta, evente dhe retrospektiva të dedikuara.

“Ne po mundohemi shumë të promovojmë industrinë evropiane të filmave dhe të gjitha këto evente  dhe veprime synojnë këtë objektiv: promovimin e një kinemaje evropiane të filmit. Ne kemi organizuar shfaqje me pyetje dhe një takim  me regjisorë, të ftuar posaçërisht për “Muajin e  filmit europian”, tha Michael Zeis.

Kinemaja Trianon ka programuar, ndër të tjera, një nga kryeveprat e fundit të animacionit evropian, Flee, e nominuar tre herë në Oscar, e cila fitoi Çmimin e Madh të Festivalit të Filmit të Animacionit Annecy.

Filmat janë të titruar në gjuhën e vendit ku shfaqen. L’Evenement, që fitoi çmimin në Venecia në 2021 po shfaqet  në Athinë pikërisht në greqisht.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x