25.1 C
Tirana
23 / 09 / 2026

“Mos bëni politikë me shëndetin”- Ministrja Spahiu i përgjigjet PD: E vërteta e dyerve të hapura, të zgjidhim hallet e qytetarëve!

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu i është përgjigjur Partisë Demokratike lidhur me akuzat e pavërteta se ajo nuk ka pritur Albi Sulën dhe nënën e tij 70-vjeçare.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministrja Spahiu, ndërsa ka nxjerr foto nga takimi, ku e ka pritur personalisht të riun bashkë me nënën e tij, sqaron se vendosi që rasti do të ndiqet hap pas hapi nga strukturat shëndetësore.

“Qytetari në foto është Albi Sula. Së bashku me nënën e tij, e prita dje personalisht në zyrën time. E dëgjova me vëmendje për problematikën e tij shëndetësore dhe rrugëtimin e vështirë të trajtimit. Sqaruam hap pas hapi ndjekjen e rastit nga strukturat shëndetësore dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, si edhe hapat që do të vijojnë.

Përballë disa pretendimeve të bëra publikisht nga opozita, faktet janë të qarta:

Qytetari për të cilin pretendohet se nuk është pritur, ka qenë dje në zyrën time, përballë meje dhe nënës së tij.

Ai është trajtuar dhe ndjekur nga mjekët e Spitalit Onkologjik në QSUT, sipas nevojave dhe protokolleve mjekësore.

Në zbatim të procedurave administrative dhe kontratës me spitalin përkatës, rasti i tij është referuar për ndjekje të mëtejshme në Turqi”, shkruan Ministrja Spahiu.

Në reagimin e saj, ministrja thekson se përpara çdo debati politik, për të, është qytetari dhe halli i tij.

“Të bësh politikë është legjitime. Të kritikosh është e drejtë. Por një problem shëndetësor nuk duhet të kthehet në mjet për të ndërtuar një akuzë që nuk përputhet me faktet. Për mua, përpara çdo debati politik është qytetari dhe halli i tij”, nënvizon ministrja Spahiu.

Dyert e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, thotë ministrja Spahiu, janë dhe do të mbeten të hapura. Për të dëgjuar, për të sqaruar dhe, aty ku është e mundur, për të gjetur zgjidhje.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x