Pesë rrjetet kryesore televizive amerikane, ABC, CBS, CNN, Fox News dhe NBC, kanë deklaruar se nuk do të mbulojnë më aktivitetet presidenciale, pasi CNN rrjeti iu ndalua aksesi në Shtëpinë e Bardhë.
Vendimi u bë publik përmes një deklarate të përbashkët, ku mediat theksojnë se publiku ka të drejtë të marrë informacion të saktë dhe të pavarur për aktivitetin e qeverisë dhe se asnjë administratë nuk duhet të kufizojë një organizatë mediatike për shkak të mënyrës se si ajo raporton.
Sipas marrëveshjes mes rrjeteve televizive, ato alternojnë mbulimin e aktiviteteve të presidentit dhe sigurojnë pamje për transmetues të tjerë. Por këtë herë, asnjë prej tyre nuk ka marrë përsipër të zëvendësojë CNN-in.
Por përplasja ka kaluar edhe në planin ligjor. CNN, Ms. Now dhe Politico, të cilave me urdhër të presidentit Trump iu është hequr aksesi në Shtëpinë e Bardhë, kanë ngritur padi në gjykatën federale në Uashington, duke iu referuar Amendamentit të Parë të Kushtetutës amerikane dhe lirisë së shtypit.
Mediat kërkojnë rikthimin e menjëhershëm të aksesit dhe argumentojnë se përjashtimi është bërë pa njoftim dhe pa mundësi për t’u përgjigjur.
Nga ana tjetër, Donald Trump e kundërshton akuzën se administrata e tij po sulmon median.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social, Trump tha se Shtëpia e Bardhë nuk po lufton shtypin e lirë, por atë që ai e quan “lajme të rreme”, duke e cilësuar këtë fenomen si një kërcënim për sigurinë kombëtare.
- 85 vota pro Reformës Territoriale/ Kuvendi e miraton pas një seance maratonë - 09/10/2026
- Tensione në Kuvend gjatë votimit për reformën territoriale, Bardhi hedh ujë dhe sende të forta drejt deputetëve të PS dhe Ramës - 09/10/2026
- “Ja e vërteta për projektin e Zvërnecit”/ Jared Kushner i jep fund spekulimeve: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë - 08/10/2026