Moderatorja e njohur, Fjoralba Ponari përmes rrjetit të saj social në Instagram ka postuar një shkrim ku ajo shpreh qasjet saj përsa i përket pranimit të vetes ashtu siç je pa u paragjykuar nga askush dhe se jeta është shumë e shkurtër për të pritur aprovim nga opinioni publik duke lënë të kuptohet që është në kah të kundërt me deklaratat e bëra në shtëpinë e Big Brother nga ana e Luizit.
Shkrimi i Ponarit:
Seksualiteti nuk është zgjedhje!
Siç do ti shpjegoni fëmijës tuaj nesër vrasjet/ përdhunimet, abuzimet dhe cënimet e të drejtave të tyre, ashtu mund ti sqaroni dhe që me ate seksualitet që lind me atë vdes, e përqafon apo jo, do varet gjithmonë nga guximi dhe dëshira për të jetuar të lirë. Dashuria dhe pranimi i vetes pa cënuar askënd, nuk ka as pse indinjon dhe aq më tepër pse të nxisë urrejtje tek askush.
Jeta është shumë e shkurtër për të jetuar për opinionin publik.

- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026