Kina ka qenë gjithmonë në anën e paqes dhe do të vazhdojë të luajë një rol konstruktiv me bashkësinë ndërkombëtare për çështjen e Ukrainës, u shpreh të martën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Wang Wenbin në një konferencë shtypi.
Nga 23 deri më 27 shtator, katër rajone në Ukrainë votuan për t’u bashkuar me Rusinë, duke bërë që Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të thërriste një sesion të posaçëm urgjent pas fillimit të votimit.
Duke u përgjigjur lidhur me këtë çështje, Wang ritheksoi se Kina ka mbajtur gjithmonë qëndrimin se duhet respektuar sovraniteti dhe integriteti territorial i të tëra vendeve, duhet të respektohen qëllimet dhe parimet e Kartës së OKB-së, duhet të merren seriozisht parasysh shqetësimet e ligjshme të sigurisë të të gjitha palëve dhe duhet të përkrahen të gjitha përpjekjet për zgjidhjen e krizës në mënyrë paqësore.
Si thelbi i mekanizmit ndërkombëtar të sigurisë kolektive, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara duhet të përdorë siç duhet mjetet e ndërmjetësimit që i lejon Karta e OKB-së, të ndjekë drejtimin e duhur për përfundimin e luftës e nxitjen e paqes dhe të ndërmarrë veprime konstruktive e të përgjegjshme për të krijuar kushte e hapësirë për një zgjidhje politike, u shpreh zëdhënësi.
- Data e zgjedhjeve të parakohshme, Albulena Haxhiu mbledh nesër krerët e partive politike - 29/04/2026
- Fundi i një epoke, “vallëzimi i fundit” i Antoine Griezmann në “Metropolitano” - 29/04/2026
- Zyrtarët iranianë bojkotojnë Kongresin e FIFA-s në Kanada pas “sjelljeve të papërshtatshme” në aeroport ndaj zyrtarëve të tyre - 29/04/2026