14.5 C
Tirana
13 / 02 / 2026

Mirlinda Karçanaj jep dorëheqjen nga posti i drejtoreshës së AKSHI-t! Kush e zë vendin e saj

Është shkarkuar nga posti Mirlinda Karçanaj, e cila deri më tani ka udhëhequr Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Mësohet se vendin e saj do e zërë Igli Tafa. Ky i fundit, që prej tetorit 2022, mbante detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike njëkohësisht Koordinator Kombëtar për Sigurinë Kibernetike.

Karçanaj ndodhet aktualisht në “arrest shtëpie”, pasi u mor e pandehur nga SPAK për abuzime me tenderat e agjencisë që drejtonte.

Isht data 16 dhjetor 2025, kur Prokuroria e Posaçme AntiKorrupsion lëshoi 8 masa sigurie, për abuzim me tenderat e AKSHI-t.

Përpos Karçanajt, në “arrest shtëpie” u la edhe Hava Delibashi (numri dy i agjencisë), ndërsa masë më e shtrënguar sigurie u caktua për tre biznesmenë. Pjesë e së njëjtës dosje, zëvendësdrejtorin i policisë Tiranë, Erjon Ismaili, u pezullua nga detyra.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x