Një incident raportohet se ka ndodhur rreth një orë më parë në pjesën veriore të Mitrovicës ku dyshohet se janë lënduar dy persona.
Sipas mediave kosovare, personat e lënduar nga incidenti janë të dy shqiptarë, ndërkohë që njëri prej tyre është me profesion gazetar.
Policia Rajonale e Mitrovicës Veriore ka konfirmuar se ka pasur sulm fizik ndaj dy shtetasve shqiptarë por nuk ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen.
Informacionet paraprake tregojnë se njëri nga të lënduarit është transferuar në pjesën jugore të Mitrovicës për ndihmë mjekësore, ndërsa tjetri ndodhet në QKB Mitrovicë në pjesën veriore.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026
- Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë - 17/03/2026