Ish ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Romana Vlahutin, në një postim në rrjetet sociale ka vlerësuar nismën e qeverisë shqiptare për të ndaluar TikTok për një vit.
Sipas saj, Shqipëria ka treguar se nuk ka frikë të ndërmarri veprime të tilla.
“Po! Para disa ditësh, Presidenti i Këshillit të Evropës, Antonio Costa u
u dha të gjithë liderëve të BE librin “Freedom” (Liria) të shkrimtares Lea Ypi.
Tani Shqipëria po tregon rrugën edhe në TikTok. Shqipëria po vepron përtej pritshmërive. Pse? Sepse nuk kanë frikë”, shkruan Vlahutin në rrjetet sociale.
Lajmin për mbylljen e TikTok për një periudhë 1-vjeçare, kryeministri Edi Rama e konfirmoi dje në takimin përmbyllës të këshillimit kombëtar me mësuesit e prindërit për masat ndaj TikTok dhe sigurinë e fëmijëve në tërësi.

- Xi paralajmëron Trumpin: Kujdes me shitjen e armëve për Tajvanin - 05/02/2026
- Flet një nga viktimat e Jeffrey Epstein: Isha 16 vjeçe kur më abuzoi, Trump na tradhtoi - 05/02/2026
- EKSKLUZIVE / Sondazhi: 90% e shqiptarëve i duan pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve ashtu siç janë ose më të ulëta - 05/02/2026