Pas gati 3 muaj debat dhe kontestime për rezultatin e 11 majit, të hënën e 28 korrikut pritet që të certifikohen dhe 3 qarqet e fundit, Elbasani, Durrësi dhe Fieri.
Pasi kanë kaluar të gjitha hallkat ligjore, nga vendimi paraprak i Celibashit, ankim në Komisionin e Ankesave e Sanksioneve, rinumërim i votave dhe vendimi i Kolegjit Zgjedhor, tashmë edhe në këto tre qarqe do të certifikohet rezultati dhe do të shpërndahen mandatet.
Pavarësisht vendimeve të Celibashit, KAS dhe Kolegjit Zgjedhor demokratët vijojnë të pretendojnë se zgjedhjet ishin farsë dhe janë manipuluar.
Pak ditë më parë për këto 3 qarqe edhe Kolegji Zgjedhor vulosi rezultatin duke rrëzuar pretendimet e demokratëve se rezultati duhej të shpallej i pavlefshëm.
- Konsullata shqiptare në Luginë vlen më shumë se konsullata serbe në Shkodër - 31/07/2026
- FIFA i përgjigjet akuzave të UEFA-s dhe CONCACAF për projektin e ri: Askush nuk po e shet futbollin - 31/07/2026
- Alarm për një valë të re të nxehti në Evropë/ Rriten mundësitë për zjarre dhe mungesë uji, ja vendet më të rrezikuara - 31/07/2026