Me marrjen e fronit, Mbreti Charles III po përgatitet për t’u zhvendosur drejt pallatit Buckingham, duke lënë pas rezidencën e tij të deritanishme, Clarence House.
Ndërkohë, duket se në këtë rezidencë do të ketë ndryshime. Plot 100 punonjës deri më tani janë njoftuar se do largohen nga puna me vendim të mbretit. Punonjësit janë pjesë e stafit të shërbimit në rezidencë.
Letra për punonjësit ka mbërritur tek sekretarët privatë, stafi i ekipit të komunikimit apo stafi i shtëpisë. “Të gjithë janë të zemëruar. I gjithë stafi kishte punuar shumë që nga mbrëmja e së enjtes kur mbretëresha vdiq për ta hasur këtë. Njerëzit janë shumë të mërzitur”, tha një burim për gazetën britanike The Guardian.
Nuk dihet ende se përse erdhi ky vendim nga mbreti i ri, i cili duket se e ka nisur me vendime të forta.
/javanews
- Ambasadorja e BE-së në Tiranë nis takimet zyrtare, Moreira de Sousa pritet nga Kryeministri Rama, diskutohet dhe integrimi i Shqipërisë - 08/09/2026
- Hajdutët profesionistë terrorizojnë përsëri Francën, grabisin katër vepra arti me vlerë 9 mln euro në muzeun “Renoir” - 08/09/2026
- Kriza politike në Kosovë, reagon Kurti: Nesër do të jemi në Kuvend, do të vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e Presidentit! - 08/09/2026