Ambasada e SHBA në Tiranë iu ka bërë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e mashtrimeve kur aplikojnë për viza amerikane.
Në një video të publikuar në rrjetin social X, ambasada thekson se duhet të shmangin konsulancat që ofrojnë shërbim në këmbim të parave.
“Mos i beso askujt që premton të të ndihmojë të marrësh një vizë amerikane në këmbim të parave. Agjencitë e vizave kanë si qëllim kryesor të fitojnë para, JO të të japin këshilla të mira.
Nëse ata e plotësojnë aplikimin tënd gabim ose me informacion të rremë, TI je përgjegjës. Aplikimi yt do të refuzohet dhe çdo vizë e vlefshme mund të anulohet.
Kurseni paratë tuaja dhe shmangni mashtrimet – ne ofrojmë informacion se si ta plotësoni vetë aplikacionin tuaj falas në: https:// bit.ly/4lfcAJL #securingusborders “, thuhet në reagimin e ambasadës.
- Nga Musolini e Lef Nosi, te Enver Hoxha, Maks Velo e Sudja, Ben Blushi zbulon 100 personazhet e romanit “Historitë e çmendura të Tiranës” - 04/11/2026
- Figurat bullgare të rilindjes kombëtare – arkitektët e lindjes evropiane - 02/11/2026
- Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë - 30/10/2026