Një Çmim Nobel nuk mund të “transferohet” apo të ndahet. Këtë e sqaroi nga Oslo Komiteti Norvegjez që cakton fituesin e Çmimit Nobel për Paqen, pas deklaratës së udhëheqëses së opozitës venezueliane, Maria Corina Machado, e cila ishte shprehur e gatshme ta “ndante” ose madje ta “ofronte” çmimin prestigjioz Donald Trumpit.
Deklarata e Machado-s erdhi pas operacionit ushtarak amerikan në Venezuelë, i cili përfundoi me kapjen e Nicolas Maduro-s. “Do të ishte një nder i madh”, kishte komentuar Trump, duke shtuar se shpresonte vetë të nderohej me këtë çmim.
Por Komiteti Nobel e përjashtoi një mundësi të tillë. “Një Çmim Nobel nuk mund të revokohet dhe as të transferohet te një person tjetër”, deklaroi për AFP zëdhënësi i Institutit Nobel, Erik Aasheim. “Pasi shpallen fituesit, vendimi mbetet i pandryshueshëm përgjithmonë”, shtoi ai.
Aasheim sqaroi gjithashtu se fituesi i çmimit është i lirë të vendosë si dëshiron për shpërblimin financiar që shoqëron Nobelin, por jo për titullin dhe statusin e çmimit vetë.
- Andi Bushati: Kush ka pranuar Meremen kandidate, ka djallëzi kundër Berishës… - 30/04/2026
- Curri analizon qëndrimin e Spiropalit: Ka interes personal, Erion Braçe e ka parimore - 30/04/2026
- Në garë me ish-profesorin e saj, flet Mereme Sela: Berishën s’do ta bëj as ministër kur ta rrëzoj Ramën! Duhen djem të rinj - 30/04/2026