Gjykata e Posaçme mbyll dyert për mediat gjatë dhënies së dëshmisë të të penduarit Luftar Reçi në procesin ndaj Emiljano Shullazit, Viktor Imerit, Lulzim Berishës dhe anëtarëve të tjerë të bandës së Durrësit.
Pas më shumë se dy vitesh, ku dëshmia qarkulloi në të gjitha mediat, gjykata vlerësoi, se deklarimet e tij përbëjnë sekret hetimor.
Një kërkesë e çuditshme e Prokurorisë së Posaçme, por edhe a gjykatës që e pranoi, në kushtet kur dëshmia e tij që prej operacionit “Asgjë nuk harrohet”, është bërë publike.
Kujtojmë se më herët Reçi ka refuzuar përballjen në gjykatë më Shullazin dhe të akuzuarit e tjerë për shkak se mund t’i rreziohej jeta.
Në kërkesën e tij për ta dhënë dëshminë përmes skype, Luftar Reçi nënvizoi: “Ardhja ime në gjykatë është si të dërgosh qengjin mes ujqërve”.
Reçi akuzon Emiljano Shullazin, Lulzim Berishën dhe anëtarë të bandës së Durrësit për vrasjen e Klodian Saliut dhe Vajdin Lames.