Përshkallëzimi i një konflikti të mëtejshëm në luftën Rusi-Ukrainë do të sjellë përkeqësim dhe krizë të re çmimesh. Gazetari i A2 CNN, Marjo Braka tha në Dita Jonë se kjo do të ndikojë edhe në vendin tonë. Sipas tij kjo është paralajmëruar edhe nga Banka e Shqipërisë por edhe Bashkimi Europian u ka bërë thirrje qytetarëve që të mbajnë rezerva ushqimesh.
“Bashkimi Evropian ka kërkuar që shtetet anëtare të mbajnë rezerva ushqimore për 3 ditë. Kjo është një masë e jashtëzakonshme që BE ndërmerr për herë të parë”, tha gazetari në A2 CNN.
Sipas tij edhe në Shqipëri, si në shumë vende të tjera, ky efekt ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë. Për më tepër, shumë familje shqiptare varen nga remitancat e dërguara nga emigrantët.
“Mbi 1 miliard euro remitanca. BB ka thënë 24% e familjeve shqiptare janë tërësisht ose pjesërisht të varura nga remitancat, të ardhurat që kanë janë të pamjaftueshme që tregon se një pjesë e madhe e ekonomisë personale të shumë shqiptarëve është e lidhur me të ardhurat që vijnë nga emigrantët”.
Lufta, veçanërisht në Ukrainë, ka pasur një ndikim të madh në tregjet globale. Çmimet e ushqimeve, naftës dhe gazit janë rritur ndjeshëm për shkak të mungesave të furnizimeve nga këto zona të prekura nga konflikti. Kjo ka çuar në një rritje të çmimeve në shumë shtete, duke prekur rëndë familjet dhe duke krijuar pasiguri ekonomike.
- Ali Akbar, gazetashitësi pakistanez që u vlerësua nga Presidenti Macron me “Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës” - 31/01/2026
- “Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”, takimet e Sekretarit të Përgjithshëm të KiE me zyrtarët e lartë në Tiranë para se t’i shkruante Epsteinit - 31/01/2026
- “Pse nuk i fton në protestë”/ Berisha i përgjigjet qytetarit për Lulzim Bashën dhe Bamir Topin: Po flet për intelektualë apo pseudointelektualë - 31/01/2026