Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, është takuar me Papa Leonin XIV.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Begaj ka ndarë momentin e takimit me Atin e Shenjtë, duke shkruar se lidhja e Shqipërisë me Vatikanin ka vlera të mëdha historike, duke shtuar se e ka ftuar të vizitojë Shqipërinë.
“Takimi me Atin e Shenjtë, Papa Leone XIV, është gjithnjë një takim i përzemërt.
Lidhja e Shqipërisë me Selinë e Shenjtë ka vlera të mëdha historike bazuar mbi sakrificë, pasion e shenjtëri.
Vlerësova marrëdhëniet tona dhe e ftova Atin e Shenjtë për të vizituar Shqipërinë”, shkruan Begaj.
Top Channel
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Udhëheqësi suprem i Iranit: SHBA-të nuk do të kenë më strehë të sigurt në Gjirin Persik - 26/05/2026
- Helmimi i studentëve, Prokuroria kërkesë të dytë AKU-së: Pse e zhbllokuat aktivitetin e kompanisë? - 26/05/2026
- Goditja e rrjetit kriminal Itali-Shqipëri, Braho: 15 masa sigurimi, 1 mln euro cash të sekuestruara - 26/05/2026