Drejtori i Policisë së Tiranës, Oliger Torba, është paraqitur në Spitalin e Traumës me krahun e fashuar, pasi është lënduar gjatë protestës së zhvilluar këtë të shtunë në kryeqytet.
Më herët, bulevardi “Dëshmorët e Kombit” u përfshi nga përplasje të ashpra, gjatë të cilave policia përdori ujë me presion dhe gaz lotsjellës, ndërsa grupe protestuesish hodhën gurë, sende të forta dhe kokteje Molotov drejt forcave të rendit.
Pas boshatisjes së bulevardit, efektivët ndoqën protestuesit në rrugët anësore dhe shoqëruan shumë persona.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Protestuesit thyejnë qepenin e dyqanit të një kompanie celulare, plaçkisin celularë e pajisje, shkatërrojnë edhe një bankomat - 17/10/2026
- Lëndohet gjatë protestës drejtori i Policisë së Tiranës, paraqitet në Spitalin e Traumës me krahun e fashuar - 17/10/2026
- “Mitraloz” fishekzjarresh kundër policisë, çfarë është pajisja e rrezikshme që u përdor në protestën e Tiranës dhe si rrezikoi jetën e efektivëve! (VIDEO) - 17/10/2026