16.5 C
Tirana
18 / 10 / 2026

Protestuesit thyejnë qepenin e dyqanit të një kompanie celulare, plaçkisin celularë e pajisje, shkatërrojnë edhe një bankomat

Protestuesit në hyrje të “Rrugës së Dibrës”  kanë thyer xhamat e një prej dyqaneve të një operatori telefonik. Me shufra hekuri, ia kanë dalë të hapin edhe qepenin dhe kanë hyrë brenda duke marrë modem interneti e celularë.

Gjatë rrugës, vijuan me djegien e koshave të mbeturinave dhe shkatërrimin e gjithçkaje që u dilte para.

Gjithashtu shkatërruan edhe bankomatin e njërës prej bankave të nivelit të dytë që ndodhet në hyrje të “Rrugës së Dibrës.”

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x