Alexander Dugin, një prej figurave më të njohura të nacionalizmit rus, ka komentuar protestat në Shqipëri, duke shkruar se shqiptarët “po zgjohen” dhe “po tregojnë ngjyrat e tyre”.
Reagimi i tij vjen në një moment kur protestat në Shqipëri janë bëre të dhunshme gjatë ditëve të fundit.
Alexander Dugin, një prej figurave më të njohura të nacionalizmit rus, ka komentuar protestat në Shqipëri, duke shkruar se shqiptarët “po zgjohen” dhe “po tregojnë ngjyrat e tyre,” shkruan Dugin në rrjetin X.
Alexander Dugin është një filozof dhe ideolog ultranacionalist rus, i njohur për teorinë e tij euroaziatike dhe për qëndrimet e forta kundër Perëndimit. Në librin e tij “The Foundations of Geopolitics”, botuar në vitin 1997, ai argumentonte për rindërtimin e ndikimit rus përmes aleancave, aneksimeve dhe dobësimit të rendit perëndimor. Për këtë arsye ai është përshkruar shpesh si “truri i Putinit” ose “Rasputini i Putinit”, me një ndikim të konsiderueshëm në vendimmarrjen e Presidentit rus.
