49 familje të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019, do të futen në shtëpitë e reja në Zall Herr. Lajmi është bërë me dije nga Kryeministri Edi Rama i cili teksa ka publikuar pamjet nga lagja e re, ka bërë me dije se 150 familje janë strehuar tashmë në shtëpitë e tyre në Zall Herr.
“Mirëmëngjes dhe me Zall Herrin ku deri tani kemi strehuar në shtëpi të reja 150 familje të prekura nga tërmeti, e për pak ditë do të hapen dyert edhe për 49 familje në lagjen e re, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.
Latest posts by Andia Tafa (see all)
- Balla publikon pamjet nga plazhi i Divjakës: Pastrimi i vijës bregdetare me makineri të teknologjisë së fundit - 11/07/2022
- Të bllokuar midis kufirit të Thethit e Valbonës, shpëtohen 3 turistët çek, Manastirliu publikon pamje - 11/07/2022
- Publikon fotot e shkollës, deputeti Korreshi ironizon Ministren Kushi: Vetëm për fushatë e përdorin - 11/07/2022