Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka përjashtuar nga seanca deputetin Sali Berisha. Shkak është bërë bllokimi i foltores dhe i mikrofonit nga ky i fundit. Pas disa paralajmërimeve, Berisha nuk ka ndryshuar qendrim.
Ai tha se opozita është e gatshme të qëndrojë deri pasnesër nëse do të jetë nevoja.
Berisha dhe mbështetësit e tij kërkuan prezencën e Kryeministrit në sallë si dhe ndryshimin e rendit të ditës.
“Edi Rama të vijë këtu të japë shpjegime për aferën me ish-drejtuesin e FBI” – pretendoi Sali Berisha.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)