Eurodeputeti holandez Thijs Reuten ka reaguar për përmendjen e kushteve të reja për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Ai ka thënë se ky është vetëm një arsyetim për shtyrjen e liberalizimit për Kosovën, e cila “i ka plotësuar të gjitha kushtet, pas vitit 2018”.
“Thellësisht i turpëruar nga Qeveria e Holandës dhe katër (qeveri të tjera). Pasi Kosova i ka përmbushur të gjitha kërkesat në vitin 2018, si dhe pas një raporti shtesë jashtëzakonisht pozitiv, me kërkesë të Holandës, ata gjetën një arsyetim të ri për ta shtyrë udhëtimin pa viza për Kosovën”, ka thënë Reuten.
Në një tjetër postim ai ka thënë se “Franca po i tregon sërish qëllimet e vërteta kur është puna te mbajtja e premtimeve dhe loja sipas rregullave”.