Ka përfunduar pas gati tre orësh takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamzës.
Ky i fundit ka ripërsëritur qëndrimin e PDK-së.
“Kërkesa e PDK-së është aprovimi i ligjit në të dy leximet. Aprovimi final. Pastaj Partia Demokratike është e gatshme që në të njëjtën ditë, në seancën e radhës për të biseduar, për të gjetur zgjidhjen për presidentin dhe t’i japim votat për presidentin. Bisedat i kemi përfunduar, janë edhe disa ditë ku kemi mundësi me arrit marrëveshje. Nuk e di a do të ndodhë marrëveshja”, ka thënë Hamza.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- “Ministrja e ardhshme” - 03/10/2026
- K*rvat e vërteta të një shoqërie! - 03/10/2026
- Kurti-Hamza mbyllin takimin pas gati 3 orësh, zbardhet kushti i PDK-së për presidentin - 03/10/2026