14.5 C
Tirana
13 / 02 / 2026

“Ku po shkon pa dashuri” dhe dy fjalë për autorin Sefedin Çela

Tregut të librit i shtohet dhe një botim i ri, “Ku po shkon pa dashuri” me autor gazetarin dhe ish drejtuesin e RTSH, Sefedin Çela, sjellë nga Shtëpia Botuese “Botimenaimi”.

Në përshkrimin që I bëhet librit për lexuesin, konsiderohet një libër i veçantë.

“Jo thjesht nga pikëpamja formale e lëndës që përmban, por, sidomos, nga cilësia e kësaj lënde dhe, për më tepër, nga polivalenca e tekstit, e cila thyen kufijtë midis dy ndarjeve të mëdha të literaturës: Fiction dhe Nonfiction. Dhe këtë bashkëjetesë, ku arti përjetohet si realitet dhe realiteti si art, mund ta servirin vetëm mjeshtërit”, shprehet Naim Zoto, një ndër miqtë e autorit.

Ndërsa vetë autori i librit “Ku po shkon pa dashuri”, Sefedin Çela, thotë se i është kthyer  të shkruarit, si një dashurie të vjetër, e cila vdes me frymën e fundit/

“Sepse të shkruash do të thotë të ndërtosh ose të shkatërrosh duke përdorur fjalën. Nuk ka marrëzi më të keqe se shpërdorimi i fjalës. Më e rëndë se gjithçka është shpërdorimi i lirisë së saj, kthyerja përmbys , të mirën ta bësh të keqe e anasjelltas, t’a shohësh botën bardhë e zi, apo gri, e jo siç është, me aq ngjyra sa ka”, thotë ndër të tjera autori teksa shpreh falenderimet e tij për shtëpinë botuese.

Artikujt më të kërkuar

4
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x