Kryeministri Edi Rama, jo vetëm që është i bindur për dërgimin e satelitëve në hapësirë, por me ambicie thotë se do të marrim dronë të armatosur.
Satelitin, kryeministri e cilëson “një sy që i sheh të gjitha” dhe thotë se falë tij mund të krijojmë një bazë të plotë të të dhënave.
“Me satelitët nuk do të ketë më mundësi të ndërtohen kate pa leje, sepse satelitët do të kenë mundësi të shohin çdo volum të ngritur në sipërfaqen e tokës.
Do të kemi mundësi të monitorojmë të gjitha të mbjellat. Do të jetë e lehtë për Ministrinë e Bujqësisë që të identifikojë dhe vërtetojë të gjitha të mbjellat. Nuk do të vish më me një titull pronësie të një toke që nuk e ke punuar asnjëherë dhe të vish të kërkosh naftë.
Do të krijojmë bazë të dhënash që do të na japë mundësi të bëjmë shumë analiza, në funksion të programimit për të nesërmen. Do të kemi konkluzione shumë më të shpejta se sa vëzhgimi me sy. E njëjta gjë për zjarret, prerjet e pyjeve, vëzhgimin e lumenjve”.
Sipas kryeministrit, shumë shpejt, flotës tonë do t’i shtohen dhe dronët e armatosur:
“Satelitët shumë shpejt do të pasohen nga dronët, që me zhvillimet e reja kemi vendosur t’i marrim të armatosur. Janë për raste ekstreme apo të armiku potencial”.
- SHBA formon ekipin negociues për bisedime me Rusinë, 3 zyrtarë të lartë amerikanë drejt Arabisë, ndër ta Sekretari i Shtetit - 15/02/2025
- Telefonata e Sekretarit të Shtetit dhe homologut të tij rus, në fokus rikthimi i dialogut mes dy fuqive botërore dhe konflikti me Ukrainën - 15/02/2025
- Tronditet Austria! Një person vret me thikë një 14-vjeçar dhe plagos katër të rinj në rrugë! Dëshmitari përplas me makinë autorin - 15/02/2025