9.5 C
Tirana
16 / 01 / 2026

Kosova sot në zgjedhje të parakohshme parlamentare, rreth 2 milionë shtetas me të drejtë vote

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë të dielën, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u shpallën pasi legjislatura e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, nuk e miratoi asnjërin prej dy kabineteve qeveritare që u propozuan.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka shpërndarë materialet zgjedhor, përfshirë fletëvotimet për në 38 komunat e Kosovës.

Prej orës 7:00, 1 milion e 999 mijë e 24 shtetas kanë të drejtë t’u drejtohen qendrave te votimit, për ta zgjedhur legjislaturën e dhjetë.

Në zgjedhjet e sotme garojnë 24 subjekte politike me 1,180 kandidatë për deputetë. Nga to, 8 subjekte politike janë të shqiptarëve me 624 kandidatë që synojnë 100 vendet në Kuvend, ndërkaq pjesa tjetër janë subjekte nga radhët e komuniteteve që garojnë për 20 ulëset e garantuara.

10:59 Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku voton në Prishtinë

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Lumir Abdixhiku, votoi rreth orës 10:45 në Prishtinë.

09:56 Kandidati i LVV-së për kryeministër, Albin Kurti voton në Prishtinë

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, votoi në Prishtinë rreth orës 9:40.

 09:24 Kandidat i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj voton në Gllogjan

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, votoi rreth orës 09:00 në Gllogjan.

09:26 Integriteti në procesin zgjedhor në Kosovë, rreth 100 prokurorë dhe staf mbështetës ‘zbarkojnë’ në terren

Rreth 100 prokurorë dhe staf mbështetës janë angazhuar në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, për të garantuar integritetin e procesit zgjedhor.

09:24 Kandidat i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj voton në Gllogjan

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, votoi rreth orës 09:00 në Gllogjan.

 08:48 Si po shkon procesi i votimit deri tani në Kosovë, kreu i KQZ: Po votohet në 2614 qendra

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi pasi ka hedhur votën e tij sot në Pejë për zgjedhjet nacional u ka bërë apel qytetarëve që të shfrytëzojnë të drejtën e votës dhe t’i zgjedhin përfaqësuesit e tyre.

Artikujt më të kërkuar

1
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x