18.5 C
Tirana
27 / 07 / 2024

Korçë: Rritje e eksportit të bimëve medicinale/ Shtohen sipërfaqet e mbjella me bimë medicinale dhe aromatike

Nga viti në vit është rritur sipërfaqja e mbjellë me bimë medicinale dhe aromatike në qarkun e Korçës. Nëse një vit më parë ishin 265 hektarë të mbjella me bimë mjekësore e armatike, këtë vit sipërfaqja ka shkuar në 273 hektarë. Po ashtu rritje ka patur dhe ekporti i këtij prodhimi, i cili shitet kryesisht në vendet e rajonit por edhe në ato të Bashkimit Europian. Këtë e ka bërë të ditur Vullnet Gjolla, drejtor i Agjencisë Rajonale të Ekstencionit Bujqësor Korçë, i cili shton se përveç sipërfaqeve të kultivuara, në Korçë ka dhe shumë fermerë të cilët mbledhin bimë që rriten në livadhe e pyje, duke siguruar të ardhura nga shitja e tyre.

“Vitin e kaluar kemi pasur rreth 787 ton bimë medicinale aromatike të kultivuara, të eksportuara në vendet e rajonit si dhe të Bashkimit Europian, si në Francë, Gjermani, Greqi, por edhe në Maqedoninë e Veriut. Sivjet kemi një rritje të ekporteve. Deri në muajin që jemi, pasi eksportet vazhdojnë, jemi rreth 520 ton, sipas statistikave nga Agjencia rajonale e shërbimit veterinar dhe mbrojtjes së bimëve. Të shpresojmë që këtë vit të kalojmë shifrën e mbi 850 ton bimë medicinale të ekportuara.” është shprehur VULLNET GJOLLA Drejtor i Agjencisë Rajonale të Ekstencionit Bujqësor Korçë

Gjolla shton më tej se shtimi i sipërfaqeve të mbjella me bimë medicinale e aromatike gjatë viteve të fundit, ka ardhur edhe si rezultat i mbështetjes së fermerëve përmes Skemave Kombëtare.

Kultivimi i këtyre bimëve, jep një fitim më të madh për njësi të sipërfaqes në krahasim me kulturat e tjera që kultivohen, çka ka rritur interesin e fermerëve për tu marrë me këtë aktivitet. Në Korçë janë disa qendra të grumbullimit të bimëve medicinale e aromatike, që eksportojnë jashtë vendit dhe bëjnë mbledhjen e të gjithë prodhimit të bimëve nga fermerët e zonës.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x