12.5 C
Tirana
13 / 02 / 2026

Korçë, kartolinë urimi nga Kori Lira/ Përmbyllen aktivitetet festive të fundvitit

Aktivitetet festive të fundvitit janë përmbyllur me performancën e ikonës së identitetit kulturor të qytetit të Korçës, “Nderi i Kombit” Kori Lira. Një mbrëmje e veçantë kjo, për të përcjellë muzikën e vjetër korçare që vijon të trashëgohet në breza si edhe muzikën qytetare.

Thanas Kondili është një prej këngëtarëve më të vjetër të këtij kori, i cili thotë se kjo muzikë, nuk duhet të humbasë kurrë pasi përcjell shpirtin e artit korçar.

Qershia mbi tortë e kësaj mbrëmjeje ka qenë pjesëmarrja në këtë koncert e virtuozes, sopranos me origjinë korçare Arlinda Morava e cila prej vitesh jeton dhe zhvillon karrierën e saj muzikore në Bukuresht të Rumanisë, duke u përpjekur për të promovuar Shqipërinë në më të mirën e saj.

Si një buqetë urimi ka ardhur kjo mbrëmje që ka mbajtur mbërthyer artëdashësit korçarë në sallën e Teatrit të Korçës “Andon Zako Çajupi”.

Kartolina e urimit në fundvit nga Kori Lira vjen tashmë si një traditë e përvitshme në Korçë.

Artikujt më të kërkuar

4
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x