10.5 C
Tirana
01 / 02 / 2026

Korçë, borë në lartësitë mbi 1200 metra/ Akset kryesore nacionale e turistike plotësisht të kalueshme

Edhe gjatë 24 orëve të fundit në qarkun e Korçës, ka patur reshje lokale shiu dhe dëbore kryesisht në zonat malore, në lartësitë mbi 1200 m, reshje të cilat janë shoqëruar me erë.

Më të dendura reshjet e dëborës kanë qënë në fshatrat e Devollit të Sipërm, aty ku trashësia ka shkuar nga 5 deri në 10 cm, si dhe në fshatrat turistikë të Dardhës e Voskopojës, por nuk kanë shkaktuar problematika sa i përket qarkullimit.

Burime zyrtare nga Prefektura Korçë bëjnë me dije se nuk raportohet për zona të bllokuara pasi të gjitha rrugët përfshi edhe ato rurale janë të hapura. Firmat kontraktore kanë vazhduar punën duke kriposur e mirëmbajtur akset kryesore nacionale dhe ato turistike.

Burime nga Autoriteti Rrugor Shqiptar sektori Korçë bëjnë me dije se në rrugën e Dardhës nga km 8-km 14 trashësia e dëborës ka qënë nga 3-5 cm. Në këtë segment është punuar me borëpastruese për pastrim dhe kriposje.

Në akset rrugore nacionale dhe turistike Korçë-Voskopojë dhe Korçë-Qafa e Qarrit-Ersekë, qarkullimi i mjeteve bëhet pa probleme dimërore. Firmat kontraktore janë në gatishmëri për mirëmbajtje dimërore nisur edhe nga parashikimet e motit.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x