9.5 C
Tirana
20 / 02 / 2026

Korçarët festojnë në familje/ Ruhet tradita e festimit të natës së ndërrimit të viteve me familjarët

Darka e vitit të ri është një traditë e hershme për qytetarët korçarë. Kjo traditë ruhet ende sot, kur në natën e ndërrimit të viteve, ata preferojnë të mblidhen në familje e të përcjellin urimet për një vit të mbarë. Madje edhe emigrantët, zgjedhin këtë festë për t’u bashkuar në ngrohtësinë familjare.

Ndërsa shumë të pakta janë rastet, kur qytetarët korçarë preferojnë të vizitojnë një vend të huaj, për të kaluar natën e ndërrimit të viteve. Kjo referuar faktit, që tek agjensitë turistike ka shumë pak prenotime të paketave disa ditore duke nisur nga data 30 dhjetor deri në 5 janar.

Sipas agjentëve turistikë në Korçë, në ndryshim nga festat e nëntorit, ku kishte interes për përzgjedhjen e destinacioneve kryesisht në Europë, për festën e fundvitit nuk ka pasur interes. Kjo, ndikuar edhe nga kushtet ekonomike. Në vitet e kaluara, qytetarët korçarë kanë shprehur interes për të kaluar festat e fundvitit kryesisht në Greqi dhe Maqedoninë e Veriut.

Artikujt më të kërkuar

4
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x