10.5 C
Tirana
01 / 02 / 2026

Konstituohen tre KZAZ-të e para në qarkun Korçë/ Mungojnë përfaqësuesit e Partisë Demokratike

Janë konstituar ditën e sotme dy KZAZ-të e Bashkisë së Korçës dhe njërës së Devollit, të cilat do të menaxhojnë dhe administrojnë zgjedhjet vendore të 14 Majit.

Në konstituimin e tre zyrave të KZAZ-ve Korçë dhe Devoll nuk kanë qenë të pranishëm anëtarët e Partisë Demokratike, ndërkohë që kanë marrë pjesë në këtë proces të gjithë anëtarët e partive parlamentare.

Anëtarja e KZAZ nr 73 në Bashkinë e Korçës, Eva Naçi bëri me dije se ditën e sotme kanë marrë në dorëzim nga ana e KQZ të gjithë dokumentacionin e duhur për të dy KZAZ-të e kësaj bashkie.

Në gjithë Qarkun e Korçës do të ushtrojnë procesin zgjedhor në total 7 Komisione të Zonave të Administrimit Zgjedhor për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x