Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë një takim urgjent për të diskutuar rrjedhjet në tubacionet e gazit Nord Stream nën Detin Baltik për të cilat BE tha se ishte “rezultat i një akti të qëllimshëm”. Këshilli prej 15 anëtarësh do të mblidhet të premten me kërkesë të Rusisë, sipas diplomatëve.
Disa liderë evropianë akuzuan Rusinë për shkaktimin e shpërthimeve dhe i përshkruan rrjedhjet si “sabotim”. Rusia, megjithatë, mohoi çdo përgjegjësi me Kremlinin duke thënë se pretendimet për përfshirjen e Rusisë në sabotazhin e dyshuar janë “të parashikueshme, absurde dhe budalla”.
Agjencia e Energjisë e Danimarkës konfirmoi të martën tre rrjedhje në tubacionet e gazit Nord Stream 1 dhe Nord Stream 2. Gazsjellësi Nord Stream 2 në pronësi ruse, me origjinë nga Rusia dhe që kalon nën Detin Baltik në Gjermani, u ndërtua për të dyfishuar vëllimin e gazit. Megjithatë, sapo mbaroi ndërtimi, Gjermania vendosi të ndalojë operacionet pas fillimit të luftës së Rusisë kundër Ukrainës në shkurt. Rusia ndaloi rrjedhën e gazit nga gazsjellësi Nord Stream 1 më 31 gusht.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë një takim urgjent për të diskutuar rrjedhjet në tubacionet e gazit Nord Stream nën Detin Baltik për të cilat BE tha se ishte “rezultat i një akti të qëllimshëm”. Këshilli prej 15 anëtarësh do të mblidhet të premten me kërkesë të Rusisë, sipas diplomatëve.
Disa liderë evropianë akuzuan Rusinë për shkaktimin e shpërthimeve dhe i përshkruan rrjedhjet si “sabotim”. Rusia, megjithatë, mohoi çdo përgjegjësi me Kremlinin duke thënë se pretendimet për përfshirjen e Rusisë në sabotazhin e dyshuar janë “të parashikueshme, absurde dhe budalla”.
Agjencia e Energjisë e Danimarkës konfirmoi të martën tre rrjedhje në tubacionet e gazit Nord Stream 1 dhe Nord Stream 2.
Gazsjellësi Nord Stream 2 në pronësi ruse, me origjinë nga Rusia dhe që kalon nën Detin Baltik në Gjermani, u ndërtua për të dyfishuar vëllimin e gazit. Megjithatë, sapo mbaroi ndërtimi, Gjermania vendosi të ndalojë operacionet pas fillimit të luftës së Rusisë kundër Ukrainës në shkurt. Rusia ndaloi rrjedhën e gazit nga gazsjellësi Nord Stream 1 më 31 gusht.
- Champions League/ Bayerni i jep shuplakë Bodos, United nuk kursehet me debutuesit, Como shkëlqen ndaj Leipzig (Video) - 10/09/2026
- Thaçi thyen heshtjen për Gjykatën Speciale: E shmangëm Rusinë, sot po paguaj çmimin në lëkurën time! - 10/09/2026
- Hidromasazh si në Santorini/ Dy e-mailet që lidhin Ballukun me supervilën në Palasë - 10/09/2026