Vance Boelter, i dyshuari për të shtënat me armë ndaj dy ligjvënësve të Minesotës dhe bashkëshorteve të tyre, u arrestua të dielën.
Një shef i policisë lokale e përshkroi ndjekjen për të kapur Boelter si “kërkimin më të madh të njeriut në historinë e shtetit”.
Përfaqësuesja e Shtetit Melissa Hortman — demokratja më e lartë në Dhomën e Përfaqësuesve të Minesotës — dhe bashkëshorti i saj u qëlluan për vdekje në një “vrasje të motivuar politikisht”, tha guvernatori i Minesotes Tim Walz. Senatori demokrat i Shtetit John Hoffman dhe gruaja e tij u qëlluan nga i njëjti person, tha Walz.
Autoritetet thanë të dielën se kërkimi u ndihmua nga më shumë se 400 informacione nga publiku. Hetuesit gjetën një listë me gati 70 emra në makinën e të dyshuarit, kryesisht me emra demokratësh ose figurash të lidhura me të drejtat e abortit.
Sulmet e fundit ndaj ligjvënësve demokratë të shtetit janë tregues të përçarjeve të thella në vend, tha Guvernatori i Minesotës, Tim Walz, në një deklaratë me shkrim duke njoftuar arrestimin e Boelter.
“Si vend, nuk mund të bëhemi të pandjeshëm ndaj kësaj dhune. Ne jemi një komb thellësisht i ndarë. Kjo është bërë edhe më e qartë gjatë dy ditëve të fundit”, tha Walz.
“Mënyra se si ecim përpara dhe zgjidhim problemet me të cilat përballet kombi ynë nuk duhet të jenë përmes urrejtjes. Nuk është përmes dhunës. Është përmes përulësisë, mirësisë dhe mirësjelljes.”
Walz pranoi dhimbjen dhe pikëllimin që përjetoi familja Hortman dhe i nxiti anëtarët e komunitetit të gjejnë ngushëllim në kujtimin e çiftit dhe “trashëgiminë e Melissës për shërbim publik vetëmohues, pragmatik dhe të butë”.
«Ndërsa shërohemi, nuk do ta lejojmë frikën të fitojë», tha Walz.
Përfaqësuesja e Shtetit Melissa Hortman — demokratja më e lartë në Dhomën e Përfaqësuesve të Minesotës — dhe bashkëshorti i saj u qëlluan për vdekje në një “vrasje të motivuar politikisht”, tha Walz. Senatori demokrat i Shtetit John Hoffman dhe gruaja e tij u qëlluan nga i njëjti person, tha Walz.
Autoritetet thanë të dielën se kërkimi u ndihmua nga më shumë se 400 informacione nga publiku. Hetuesit gjetën një listë me gati 70 emra në makinën e të dyshuarit, kryesisht me emra demokratësh ose figurash të lidhura me të drejtat e abortit.
- Rama prezanton ‘Dëmi im’ për bizneset e vogla në E-Albania: Do t’i kthejmë këto gërmadha në shëmbëlltyra të forcës sonë për të ecur përpara. Shqipëria nuk do të mbahet peng nga askush dhe nuk ka forcë që të na ndalë dhe që të na kthejë mbrapa” - 17/10/2026
- Rusia dhe talibanët po afrohen gjithnjë e më shumë, çfarë përfiton secila palë? - 17/10/2026
- Pezullimi i sanksioneve ndaj Rusisë nga Trump, Kremlini mirëpret vendimin e Presidentit amerikan: Një moment historik - 17/10/2026