Ilir Meta u pyet sot nga gazetarët nëse ka informacion se do të arrestohet së shpejti.
“Ju e dinit muaj para shpalljes non-grata se çdo të ndodhte me Sali Berishën. Mos vallë keni informacion edhe për arrestimin tuaj përderisa keni ashpërsuar tonet ndaj SPAK?”.
Kësaj pyetje Meta iu përgjigj tërthorazi teksa tha se mund të jetë Dumani ai që mund të përfundojë pas hekurave.
“Nuk kam patur asnjë komunikim me zotin Berisha për këtë çështje. Kisha në zyrë zotin Alfred Lela që do t’i bashkohet grupit që do të ngjisim majën e çikës. Deri tani jemi 150 vetë. Unë s’kam asnjë shqetësim, sepse mund të ndodhë edhe e kundërta. Por është e qartë se janë po aq të vërteta informacionet se Altin Dumani duke kapur disa laraska shpreson që të ndërtojë akuza kundër Ilir Metës. Unë jam burrë dhe nuk i llogaris buburrecët. Jam i vetëdijshëm për rolin historik që kam unë sot. Rrethimi i vogël ndaj Ilir Metës ka përfunduar” – tha kryetari i Partisë së Lirisë.
- SHBA formon ekipin negociues për bisedime me Rusinë, 3 zyrtarë të lartë amerikanë drejt Arabisë, ndër ta Sekretari i Shtetit - 15/02/2025
- Telefonata e Sekretarit të Shtetit dhe homologut të tij rus, në fokus rikthimi i dialogut mes dy fuqive botërore dhe konflikti me Ukrainën - 15/02/2025
- Tronditet Austria! Një person vret me thikë një 14-vjeçar dhe plagos katër të rinj në rrugë! Dëshmitari përplas me makinë autorin - 15/02/2025