Në kapitullin e dytë të “Raportit të Tranzicionit” i publikuar së fundmi nga “Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim”, të dhënat tregojnë se normën më të lartë të pranimevë për azil e kemi nga Kanadaja.
Ky vend pranon 61% të kërkesave për azil të shqiptarëve nga totali i tyre për këtë destinacion.
Vendi i dytë i cili hap dyert e tij për azilantët shqiptarë janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës më një normë pranimi deri në 36% të kërkesave nga total i aplikimeve në këtë vend.
Nga ana tjetër e tabelës kemi vende të cilat për vitin 2021 kanë regjistruar normat më të ulta të pranimit për aplikantët Shqiptarë. Greqia ka pranuar vetëm 1% të kërkesave nga totali që kanë aplikuar për azil në këtë vend.
Gjermania dhe Spanja po ashtu kanë normë të ulët të pranimeve sa i përket azilantëve nga Shqipëria me 2% dhe 4% përkatësisht. Sipas shifrave këto vende kanë norma të larta pranimi për azilantët që kanë si vend origjine Sirinë dhe Afganistanin. Nëse do të flasim për Francën, norma e pranimit për azilantët shqiptarë është 13%.