19.5 C
Tirana
01 / 08 / 2025

Kuvend, Salianji akuza Çuçit: Ju kanë ikur persona me rekordet më të tmerrshme kriminale

Kuvendi i Shqipërisë është përfshirë në debate ndërmjet pozitës e opozitës gjatë interprelancës me ministrin e Brendshëm Blendi Çuçi.

Deputeti i PD-së Ervin Salianji i cili ka thirrur interpelancën, lëshoi akuza të forta ndaj policisë duke deklaruar se i kanë ikur persona me rekorde të tmerrshme kriminale. Ai përmendi disa emra nga bota e krimit.

“Norma e vrasjeve për 100 mijë banorë, Shqipëria është e pesta. Nuk mund të bëjmë llogaritje të tilla që 10 karikatorë baras me 20 plumba. Më shkruajnë prindër të viktimave policia ishte 50 m larg dhe nuk ndërhynte dot. Si në Elbasan për zgjedhjet, policia ishte aty dhe ishte e pafuqishme.

Nuk u përgjigjët cili është objektivi që ka drejtori i ri i Policisë së thatë për atë që ishte se nuk e kishte përmbushur.

E thotë vartësi juaj, drejtori i Policisë, përforcimi i zbatimit të ligjit. Finalizimi i reformës në policinë kriminale, vetëm kjo është konkrete.

Ju doni kontroll tjetër se erdhën zgjedhjet që t’i përdorni për grupet kriminale. Ju kanë ikur persona me rekorde të tmerrshme. Policia e Shtetit matet me objektiva konkretë, të ka thënë ish drejtori jot i përgjithshëm se operacioni Plumbi i Artë është dekonspiruar. Ju kanë ikur personat me rekordet më të tmerrshme, di gjë ku e ke Talo Çelën. Kur del e-maili që policia di që ai qarkullon në mes të qytetit, ndërkohë që nxirrni policët me nga dy turne në postblloqe. Ku e keni Suel Çelën, po Fatos Goga, Florenc Çapja, Kamber Mehja. Po Ervis Martinaj ku është? Si jepni dot përgjigje, nëse është gjallë apo vdekur. Ju e dini, dhe po e them këtu atë që qarkullon nën zë te drejtuesit e policisë. 5 minuta para se të shkonte në hotel policia e shtetit, e keni lajmëruar që të largohej, sepse keni pasur tjetër plan”, tha Salianji.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x