Në marsin e vitit 1809, Europa dridhej nën ankthin e një stuhie të re ushtarake. Mbi kontinent nderej pëlhura e hollë e paqes. Perandoria Austriake përgatitej në fshehtësi të godiste Francën, ndërsa Napoleoni, nga zemra e makinerisë së tij diplomatike e strategjike, lëvizte fijet e një loje globale shahu. Në atë atmosferë ethesh e rreziku, Perandori i shkroi një letër djalit të tij të adopted, Eugène de Beauharnais, nënkretarit të Italisë. Udhëzimi ishte i prerë, pothuajse dramatik. Mesazhi duhej t’i dorëzohej gjeneralit Auguste de Marmont nga një oficer “i zgjuar dhe i besueshëm”, sepse brenda asaj letre të koduar fshiheshin sekretet më sensitive të dislokimit të trupave perandorake.
Por historia ka një mënyrë mistike për t’i mbyllur sekretet e saj në sirtarë të harruar. Për më shumë se dy shekuj, ajo fletë e mbuluar me shifra enigmatike mbeti gojëkyçur, një nga ato rebuse të mbyllura në bodrumet e kujtesës europiane, të cilën kriptografia klasike nuk e zbërtheu dot kurrë.
Sot, pas 217 vitesh, ajo heshtje e gjatë u thye jo nga ndonjë paleograf i ulur mbi dorëshkrime të vjetra nën dritën e zbehtë të llambës, por nga goditja e padukshme e inteligjencës artificiale.
E gjitha nisi si një sfidë intelektuale e Carter Church, inxhinier i inteligjencës artificiale pranë SentinelOne. I nxitur nga një eksperiment i mëparshëm ku një studiues kishte deshifruar një mesazh ushtarak gjerman, Church e skanoi letrën origjinale me rezolucion të lartë dhe ia besoi deshifrimin modelit përparimtar GPT-6 Astra.
Ajo që pasoi nuk ishte një përkthim i thjeshtë mekanik, por një ushtrim i thellë sintaksor, kontekstual e filozofik. Algoritmi nuk operoi thjesht si një makinë llogaritëse kombinimesh:
AI filloi nga 33 karakteret e para që kriptografët historikë kishin arritur të identifikonin me mundim gjatë dekadave.
Modeli i krahasoi miliona mundësitë me sintaksën e frëngjishtes së fillimshekullit XIX, me terminologjinë ushtarake të kohës dhe me vetë ritmin e shkrimit në korrespondencën e ruajtur të gjeneralit Marmont.
Pas gjashtë orësh llogaritjeje intensive, kodi u zbërthye plotësisht, duke i kthyer botës leximin e paprekur të një dokumenti të humbur.
Çfarë fshihej, pra, pas atyre simboleve të mbyllura me dyqind vjet hermetizëm?
Letra hap një dritare magjepsëse mbi pragun e pushtimit austriak të Bavarisë në prill 1809. Aty gjenden precizionet gjeopolitike, numrat e trupave franceze e austriake, por mbi të gjitha, fryma e paimitueshme e vetë Napoleonit. Me atë stilin e tij karakteristik, një gërshetim i disiplinës së çeliktë me stoicismin ushtarak, Perandori e udhëzon Marmontin të bëhet gati për marshim, duke i dhënë një porosi që ka sot shijen e një aforizmi historik, i kërkon të mos trembet nga disa detashmente dytësore ose nga ndonjë turmë e pashpresë.
”Inteligjenca artificiale nuk e zëvendësoi intuitën njerëzore, por realizoi në disa orë atë punë titanike që një kriptografi mund t’i merrte një jetë të tërë.” Tha, Carter Church
Kjo ngjarje nuk është thjesht një triumf i teknologjisë mbi shifrat e vjetra, është një urë e re që po ndërtohet mes të shkuarës dhe së ardhmes. Ajo dëshmon se si inteligjenca artificiale mund të shndërrohet në një instrument të paleografisë moderne, duke na rikthyer zërat e fshirë të historisë pa cenuar asnjë presje nga e vërteta e tyre origjinale.
Përgatiti: Albert Vataj

- Inteligjenca Artificiale deshifron letrën sekrete të Napoleonit pas 217 vitesh - 04/10/2026
- Zvërneci, si u refuzua plani i parë/ Qeveria kundërshtoi projektin fillestar për natyrën, zbulohen përmasat e investimit në Sazan - 04/10/2026
- Fëmijët e spektrit autik në fokus, Rama zbulon nismën e re - 04/10/2026