Demokrati Ibsen Elezi ka shpërthyer në kritika të forta ndaj ish-ministrit Ylli Manjani.
Ky i fundit pak javë më parë ofendoi qytetarët, duke deklaruar se e kanë mendjen vetëm te buka dhe nuk mendojnë për alternativë qeverisëse.
Sipas tij, e kanë vetë ata fajin që Rama rri në pushtet. Por Elezi nuk është kursyer, duke e cilësuar Manjanin si një maskara. Sipas tij, si ka gojë të flasë ai që ka qenë ministër i Ramës.
“E ke parë ti një ministër i Metës, Manjanin, del e thotë populli, buka, buka, buka. Por jo mo maskara, populli te buka e ka mendjen se do të mbijetojë. Nuk mund t’i flasësh popullit që e siguron jetesën me vështirësi, ti që ke qen ministër i Ramës dhe një ndër ata që ke ngrit sistemin. Nuk mund t’i flasësh popullit me këtë gjuhë. Nuk e ka fajin populli që ndërtohen elitat, e kanë vetë elitat. Se elita janë ato që vetëofrohen si alternativa. Kaq të paskrupuj janë. Ku e di një murtor, një çoban, atij duhet t’ja tregosh shumë thjeshtë”, tha ai në “Dritare TV”.
- Apel i 114 laureatëve të Çmimit Nobel për ekzekutimet e fundit në Iran - 07/02/2026
- Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam” - 07/02/2026
- Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri - 07/02/2026