35.5 C
Tirana
17 / 07 / 2024

“I respektoj tipat me mjekër të bardhë”, Alibeaj ‘përplaset’ me Majkon: Pandit iu shërua goja! Financimi rus? Makinacion i…

Ndërkohë që Kuvendi i Shqipërisë po diskuton marrëveshjen me KE për mbështetjen financiare, e cila është kritikuar nga opozita për shkak të emërimit të ish-ministri Ilir Beqja në krye të Agjencisë së Planifikimit Strategjik, deputeti socialist Pandeli Majko ka kërkuar nga opozita që të japë llogari për findet ruse të PD-së në 2017-ën. Kjo është shoqëruar me debate me kreun e grupit PD Enkelejd Alibeja i cili i tha se ky lajm së shpejti do të përgënjeshtrohet.

“Tema është sensitive se ka të bëjë me fondet e BE, por si drejtues të PD si ata me zyra e ata pa zyra është emetuar lajmi se pd ka marrë 500 mijë dollarë nga fondet ruse. Mirë do të ishte që kur flasim për fondet europiane, të flasim edhe për fendet antieuropiane. Kjo histori nuk mbyllet kaq thjeshtë as me të qeshura e deklarime ironike. Para se t’i kërkoni llogari Beqes sonë kërkojini llogari Beqes tuaj. Ky nuk është faj individual e mbyllet me idenë se proces gjyqësor nuk ka. Është një akuzë e emetuar nga Zëri i Amerikës dhe i konfirmuar nga administrata amerikane. Dilni këtu dhe jepni llogari”.

Pa kursyer ironinë kreu i grupit demokrat Enkelejd Alibeaj tha se ky është një lajm i pavërtetë që së shpejti do të përgënjeshtrohet.

“Më në fund Pandit që i është shëruar goja i vetmi që nuk duhej të flisje ishte ti se di një gjë që është e pavërtetë, është një makinacion që e ka bërë ai që mungon sot. Por si i vjetër që je prit dhe ca orë se do të përgënjeshtrohesh dhe pastaj është mirë të shkosh te dentisti”.

Në replikë të tij Majko u përgjigj: “I respektoj tipa me mjekër të bardhë e flokë të zinj, dua që të përgënjeshtrohet që gjysmë milion dollarë nuk janë marrë nga PD, por po e përsëris, ajo që keni diskutuar ju mes vedit dhe pranë sistemit të drejtësisë është një akuzë që dje është ripërsëritur. Unë uroj që Basha të shkojë normalisht në SHBA dhe PD e krijuar nga studentët të mos jetë nën akuzë për infiltrim rus”.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x