Në Fletoren Zyrtare numër 193 është botuar vendimi i qeverisë shqiptare, e cila me propozim të Ministrit të Brendshëm, ka kthyer në detyrim ligjor mbrojtjen nga oficerët e Gardës së Republikës së Shqipërisë, Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, gjyqtarëve të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizua.
Po me vendim qeverie, nën mbrojtjen e Gardës do të jetë edhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, e njohur si AKSHI, Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike.
Këta të fundit vihen në mbrojtjen e Gardës pas muajsh të vështirë nën sulmet kibernetike që pësuan disa nga portalet më të përdoruar qeveritare për shërbime publike.
- Nga Musolini e Lef Nosi, te Enver Hoxha, Maks Velo e Sudja, Ben Blushi zbulon 100 personazhet e romanit “Historitë e çmendura të Tiranës” - 04/11/2026
- Figurat bullgare të rilindjes kombëtare – arkitektët e lindjes evropiane - 02/11/2026
- Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë - 30/10/2026