13.5 C
Tirana
31 / 01 / 2026

Hodhën tymuese drejt kryeministrisë, dëshmia e personave nën hetim: Për këtë arsye erdhëm, jo për shëtitje

Është zbardhur dëshmia e tre personave të shoqëruar në polici për incidentet në protestën e ditës së djeshme. Burime për Report Tv bëjmë me dije se protestuesit kanë deklaruar se kanë shkuar në tubim për atë qëllim, duke konsideruar se protesta e tillë është, jo vetëm për të shëtitur.

Dy prej protestuesve që u vunë nën hetim për prishje të qetësisë publike dhe shkelje të rregullve mbi lëndët plasëse deklaruan në polici se hedhja e tymueseve dhe kapsolleve në drejtim ishte akt protestë.

“Kjo ishte arsyeja përse u mblodhëm në shesh, nuk ishim për të shëtitur”, mësohet të kenë thënë protestuesit.

Mes personave të vënë nën hetim është edhe 21 vjeçari nga Durrësi i cili ishte veshur një uniformë policie dhe po qëndronte në afërsi të dy kullave. Ai u pikas në protestë teksa qëndronte në afërsi të  dy kullave, i veshur me uniformë policie me logo e stema të vjetra, e cila nuk përdoret aktualisht nga shërbimet e Policisë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x