Askush nuk do të besonte se Mercedese Bens do të niste jetën tamam si një fëmijë i ndrojtur, i pasigurt, por gjithnjë kureshtar dhe me kurajën për t’u ngritur në çdo rrëzim
Bertha Benz dhe bashkëshorti i saj Karl Benz kishin shpikur automobilin e parë me benzinë, por askush nuk dinte ta përdorte, duke e lënë shpikjen e papërdorur. Të gjithë e quanin Karl budalla për krijimin e asaj që ata e konsideronin një triçiklet qesharake.
Për t’i bërë gjërat edhe më keq, Karl gjeti prehje te alkooli për të shoqëruar depresionin e tij, në atë që do të niste si një disfatë dhe do të shndërrohej në një perandori.
Bertha Benz (3 maj 1849 – 5 maj 1944), hyri në histori ishte si një pioniere gjermane e automobilave. Ajo ishte partnerja e biznesit, investitori dhe gruaja e shpikësit të automobilave, Karl Benz. Më 5 gusht 1888, ajo ishte personi i parë që drejtoi një mjet me motor me djegie të brendshme në në një distancë të gjatë, duke testuar në terren, Benz Patent-Motorwagen, duke shpikur rreshtimin e frenave dhe duke zgjidhur disa çështje praktike gjatë udhëtimit prej 106 km.
Familja Benz jetonte në Mannheim me pesë fëmijët e tyre dhe Bertha duhej të vizitonte prindërit e saj në Pforzheim, pothuajse 100 kilometra në jug. Për të mbështetur të shoqin dhe për t’u siguruar që puna e tij të mos ishte e kotë, Berta mori guximin dhe vendosi të nisej me triçikletë për t’i vizituar ata.
Saktësisht, më 5 gusht 1888, 39-vjeçarja Bertha Benz udhëtoi me shpikjen e familjes nga Mannheim në Pforzheim me djemtë e saj Richard dhe Eugen, përkatësisht trembëdhjetë dhe pesëmbëdhjetë vjeç, në një Model III. Ajo e bëri këtë udhëtim historik, pa i thënë burrit të saj dhe pa lejen e autoriteteve, duke u bërë kështu personi i parë që drejtoi një makinë në një distancë të konsiderueshme. Përpara këtij udhëtimi që ka mbetur në analet e kujtesës, lëvizjet me motor ishin thjesht prova shumë të shkurtra, duke u kthyer në pikën e origjinës, të bëra me ndihmën e mekanikës. Duke ndjekur gjurmët e vagonëve, ky turne pionier përshkoi një distancë me një drejtim prej rreth 106 km.
Udhëtimi zgjati pothuajse një ditë të plotë, një kohë e arsyeshme duke marrë parasysh fuqinë e automjetit në fund të shekullit të 19-të. Bertas i’u desh të ndalonte disa herë në farmaci për t’u rimbushur me benzinë, e cila shitej atje në atë kohë. Ajo vizitoi dy prodhues për të riparuar frenat, duke shpikur kështu jastëkët e frenave dhe një farkëtar për të rregulluar zinxhirin e transmisionit. Kur një linjë karburanti u bllokua, Bertha përdori një kunj për ta riparuar dhe izoloi një tel me një kravatë të improvizuar.
Pasi mbërriti në destinacionin e saj, Berta e njoftoi burrin e saj për suksesin e udhëtimit me telegram. Të nesërmen, ajo u nis për në Mannheim, duke përfunduar udhëtimin e kthimit.
Udhëtimi tërhoqi shumë vëmendje, pasi Berta takoi shumë kureshtarë gjatë rrugës. Pikërisht atëherë njerëzit filluan të kuptonin se automobili nuk ishte thjesht një lodër kurioze, por një mjet transporti praktik dhe i shpejtë.
Karl u bë menjëherë i famshëm dhe së shpejti të gjithë kërkuan një kopje të makinës së tij, duke çuar në porosi të shumta. Udhëtimi i Berthës ishte gjithashtu një mundësi për të që të testonte automjetin nga këndvështrimi i përdoruesit, duke identifikuar përmirësime të mundshme.
Ajo sugjeroi shtimin e një marshi në transmetim për të rritur shpejtësinë, duke zvogëluar kështu kohën e udhëtimit dhe duke e lejuar atë të kapërcejë vagonët, shtimin e një rrote të katërt për stabilitet më të madh, përmirësimin e frenave dhe instalimin e një filtri karburanti. Prej aty lindi ajo që do të bëhej një perandori e madhe automobilistike, e njohur deri më sot. Lindi Benz Mercedes!
Daily Factfinder
Përgatiti: Albert Vataj
- Papa Françesku shenjtëron adoleshentin italian si apostull kibernetik/ Ishte vetëm 15 vjeç kur vdiq nga leucemia - 21/11/2024
- Ish-drejtori i Policisë së Shkodrës padit për shpifje deputetin Gazment Bardhi - 21/11/2024
- VIDEO/ Vermoshi dhe Thethi “vishen” me të bardha, dëbora mbulon zonat malore - 21/11/2024