Gazetari i njohur i Zërit të Amerikës, Raimond Kola ka dhe një pasion tjetër me të cilin po shkëlqen.
Ai është fotograf i apasionuar i shpendëve.
Mijëra fotografi të tij, dokumentojnë jetën e mbi 300 specieve kryesisht në Jug të Shqipërisë, në Luginën e Vjosës, në Lagunat e Nartës dhe Karavastasë.
Fotografitë e tij sjellin detaje mahnitëse nga jeta e zogjëve dhe shpendëve migratorë në Shqipëri, duke i dhënë një dimension tjetër bukurisë së natyrës shqiptare dhe pasurisë së saj.
Në ditën e fotografisë, po botojmë fotot e ditës së djeshme të tij kur kane zbarkuar Flamingot në Lagunën e Nartës në Vlorë.
Latest posts by Pena Albania (see all)