6.5 C
Tirana
11 / 04 / 2025

“Folët për autobusin falas, por për asnjë oligark”, Rakipi debaton me Tabakun; Deputetja: Do të anulojmë…

Deputetja Jorida Tabaku, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” Në MCN TV premtoi se PD-ja pasi të marrë pushtetin në zgjedhjet e 11 majit do të anulojë të gjitha kontratat koncesionare dhe të do rishikojë përfituesit e investimeve strategjike në vend, që kanë përfituar padrejtësisht. Por Ylli Rakipi e pyeti se përse PD nuk guxon të përmendë një emër oligarku, të cilët i ka krijuar PD kur ishte në pushtet dhe i “rriti” Edi Rama.

Pjesë nga debati

Ola Xama: Unë doja të pyesja qëndrimet që ka PD-ja me kontrata koncesionare dhe me statusin apo përjashtimet për investimet strategjike dhe çfarë do të bëjë PD-ja me këto?

Jorida Tabaku: Sa i përket koncesioneve, një auditim të gjithë koncesioneve, kontratave koncesionare. Çdo koncesion i gjetur që është korruptiv, do të anulohet dhe do të ketë një rishikim të plotë të kontratave koncesionare për reduktimin e shpenzimeve. Kemi marrë zotim për koncesionin e inceneratorëve, i cili, menjëherë, me ngritjen e një grupi pune, do të shikohet se si do të ndalohet menjëherë pagesa për të dhe se si buxheti i shtetit do të shohë se si do të ofrohet nga pushteti lokal. Po inceneratori është më vete, ndërkohë që të gjitha kontratat e tjera do të rishikohen se ç’ndodh me to. Ligji për investimet strategjike, ligji më korruptiv, bashkë me Koorporatën e Investimeve i këtyre 12 viteve.

Ola Xama: Po këtyre që u është dhënë statusi i investitorit strategjik, do t’u hiqen benefitet që kanë marrë nga ky status. Nuk do të ketë përjashtime taksash dhe përfitime speciale që e kanë prishur tregun. Ju e dini se ligji për investime strategjike për ato resortet në jug, e di çfarë impakti kanë në punësim? 550 punonjës, 20 milionë euro thonë ata dhe këto ishin shifrat zyrtare që solli qeveria. Pra ose ka një informalitet shumë të lartë, ose këto janë kthyer në fluska informale. Të gjitha do të rishikohen. Për turizmin do të ketë një paketë të plotë që do të jetë e dedikuar dhe do të shtrihet në të gjithë sektorët.

Ola Xama: Opozita denoncon keqqeverisjen, por jo kapjen e shtetit, që nga ushqimet, nafta, ka struktura monopoli dhe oligopoli nga disa kompani.

Ylli Rakipi: Të cilat ju nuk i thoni si emër asnjëherë.

Jorida Tabaku: Kjo nuk është e vërtetë dhe ju e dini.

Ylli Rakipi: Unë e kam provuar këtu, kur i pyes të gjithë. Kjo që po thotë Ola është një gjë shumë e qartë dhe madje ju jeni miq të afërt të tyre dhe ju i keni krijuar. Jo ti jo. Ju (PD) i keni krijuar ata që janë sot. Mund të jenë rritur. Kur them ju, jo Jorida Tabaku, por Partia Demokratike.

Jorida Tabaku: Ky është një diskutim i ezauruar, sepse zoti Bushati dhe ju, keni thënë se ne i kemi denoncuar.

Ylli Rakipi: Po ç’lidhje keni me ne? Ju pse nuk i denonconi? Po ju folët në fushatën e kaluar për Tiranën vetëm për autobusin. Folët për autobusin falas, për asnjë oligark, për asnjë ndëtues, për asnjë emër, njerëzit i kisha këtu, jo ty. Ti asnjëherë, partia juaj.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x