15.5 C
Tirana
12 / 02 / 2026

Filmi i Gentian Koçit për historinë e binjakëve që nuk dëgjojnë, kandidat në ‘OSCARS’ 2023!

 “Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur” me regji e skenar të Gentian Koçit, është kandidatura e Shqipërisë në “Oscars 2023”.

Pas premierës botërore në Festivain Ndërkombëtar të Tallin-it (Tallinn Black Nights Film Festival, PÖFF), ky film vjen në kinematë e Tiranës, si një dedikim për babain e tij.

Për regjisorin kjo është hera e dytë që merr pjesë në këtë ngjarje, pas sprovës me  “Dita zë fill”.

 “Kur kam dëgjuar për këtë sinops, sepse kjo, frymëzohet nga një histori e vërtetë dhe çdo gjë që ju keni parë është ‘fiction’. Vetëm një ‘log-line’ Kam dëgjuar për historinë e vërtetë, që nuk ka ndodhur në Shqipëri, është në një shtet tjetër Evropian dhe u dashurova me këtë histori dhe doja ta bëja skenar”, thotë regjisori e skenaristi Gentian Koçi. 

Historia e dy binjakëve që nuk dëgjojnë, e më pas humbasin gradualisht edhe kontaktin vizual me botën, duke shpalosur dramën e sfidat e personave me aftësi ndryshe, sjell në Shqipëri dy aktorët binjak monozigot Rafael and Edgar Morais nga Portugalia, të cilat regjisori i përzgjodhi përmes një konkursi ndërkombëtar që e mbajti gjatë kohës së izolimit pandemik.

Dy aktorët kanë kaluar mbi 6 muaj duke u trajnuar për gjuhën shqip të shenjave, deri në verë të 2021 kur do të nisnin dhe xhirimet. E rrëfejnë se zgjedhja që të dy të luajnë si vëllezër binjak, vjen për shkak të skenarit, e ndjeshmërisë që autori ka treguar në trajtimin e tij.

Filmi “Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur”, që u shpall fitues në garën dhe me të tjera prodhime kinematografike është realizuar në bashkëprodhim me Maria & Mayer (Portugali), Graal Films (Greqi) dhe Added Value Films (Kosovë). Është financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, RTSH, Qendra Greke e Filmit, Televizioni Publik Grek, Qendra Kinematografike e Kosovës, Instituti Portugez i Kinemasë dhe Audiovizualit, Eurimages, Media-Creative Europe dhe Bashkia e Tiranës. (shqiptarja.com)

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x