Qarku i Korçës është ndër prodhuesit më të mëdhenj të kulturës së mollës në vend e për këtë arsye një festë e përvitshme zhvillohet në Mollaj të Korçës, në pikun e vjeljes së tyre.
Fermerë, turistë dhe autoritetet lokale bëhen bashkë në panairin e organizuar në kuadër të kësaj dite. Me muzikë dhe argëtim, panairi prezanton varitetet e ndryshme mollëve që kultivohen në të gjithë zonën.
Sa i takon prodhimit të këtij viti, ai ka qenë i mbarë dhe sipërfaqet e mbjella me këtë kulturë kanë shkuar afërsisht në 3600 HA bën me dije Vullnet Gjolla, Drejtor i Agjencisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor në Korçë.
Por nga ana tjetër fermerët dhe kultivuesit shprehen se tregu për produktet e tyre ka rënë ndjeshëm, si rrjedhojë dhe çmimi i tregtimit të këtij produkti. Ndërkohë që shprehen se ky panair, vjen edhe si një ndihmë për të reklamuar prodhimin
Këtë vit në “Festën e Mollës” u bënë pjesë 16 fermerë e specialistë të rinj të frutave, të cilët u certifikuan nga GIZ për pjesëmarrje në trajnimin “Mbi kontrollin biologjik të krimbit dhe kromës së mollës”, në kuadër të programit SRD/GIZ Albania.



















