14.5 C
Tirana
14 / 11 / 2026

Asambleja e PS/ Xhafaj kërkon një shans të dytë për Spiropalin dhe Ndrecën: Të mos përjashtohen, por…

Fatmir Xhafaj ka kundërshtuar kërkesën për hedhjen në votë për përjashtimin nga Partia Socialiste të Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës.

Gjatë Asamblesë Kombëtare të PS-së, që po vijon me dyer të mbyllura në Gjirin e Lalëzit, Xhafaj ka kërkuar që ndaj tyre të mos merret masa ekstreme e përjashtimit nga partia.

“Të jetë ditë e parë për të gjithë. Të marrin masa, por jo të përjashtohen”, është shprehur Xhafaj, raporton gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu.

Reagimi i tij vjen pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama për të hedhur në votim përjashtimin e dy socialistëve nga partia.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x