Kreu i grupit parlamentar i PS-së Taulant Balla ka komentuar situatën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke theksuar se përballja me drejtësinë është një çështje personale dhe se Partia Socialiste nuk duhet të përfshihet në këtë proces.
Balla u shpreh se Veliajn e konsideron mik, por shtoi se ai duhet ta përballojë vetë këtë proces, pa përfshirë simbolet apo strukturat e PS-së.
“PS nuk është mburojë e askujt në përballje me drejtësinë dhe, në këtë këndvështrim, Veliajn e kam mik, por në përballjen me drejtësinë duhet ta bëjë vetë, pa përfshirë grushtin dhe trëndafilin e PS-së”, u shpreh Balla.
Kujtojmë se një ditë më parë Veliaj i kërkoi SPAK dhe PS leje për të marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë Socialiste që do të mbahet të shtunën.
- “Betejën ta bëjë vetë”, Balla i përgjigjet Veliajt për të marrë pjesë në Asamble: E kam mik, por të mos fshihet pas grushtit dhe trëndafilit të PS - 11/11/2026
- Veliaj kërkon komision hetimor për Ramën: Më kërcënoi përmes Gogut, jam gati të përballem me ministrin - 11/11/2026
- “Siguria kombëtare e të gjitha vendeve në rrezik për shkak të krizës klimatike”, paralajmëron sekretari i jashtëm britanik: Epokë e re pasigurie - 11/11/2026