20.5 C
Tirana
29 / 04 / 2026

FËMIJËT E SHKOLLAVE TË PERIFERISË SË TIRANËS SHIJOJNË SHFAQJET TEATRORE TË TEATRIT SHËTITËS “ÇAJUPI”

FËMIJËT E SHKOLLAVE TË PERIFERISË SË TIRANËS SHIJOJNË SHFAQJET TEATRORE TË TEATRIT SHËTITËS “ÇAJUPI” Në kushtet e mungesës së aktiviteteve në periferi, shfaqjet teatrore të Teatrit Shëtitës “Çajupi” në shkollat e qëndrave administrative periferike të Tiranës, janë magjike, edukative dhe pothuajse terapeutike. Teatri Shëtitës është i vetmi që sjell pakëz dritë dhe gëzim për fëmijët e shkollave të periferisë. Na vjen keq që jemi të vetmit që e bëjmë këtë gjë. Aktorët tanë të rinj janë të mahnitshëm në shfaqje dhe në komunikim me publikun e vogël. Në fund të ditës gjithçka vlen për të çliruar, argëtuar, për të treguar një histori dhe kjo është pikërisht ajo që përbën teatrin. Projekti teatror “Frikë nga errësira” sot realizoj disa shfaqje me mbështetjen dashamirëse të Bashkisë së Tiranës, të administratorit të qëndrës administrative Dajt, Z. Alfred Brahja, të drejtoreshës së Shkollës “Tufinë” Znj. Arta Malshi, drejtorit të Shkollës së Mesme të Bashkuar “Ymer Lala” në Surrel, Z. Përparim Disha, drejtorit të shkollës “Flamur Shkoza” në Priskë, Z. Saimir Graçi. Projekti teatror “Frikë nga errësira” vazhdon në qëndra të tjera administrative në periferi të Bashkisë së Tiranës. #rroftëteatripërfëmijë

Artikujt më të kërkuar

2
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x