Një siluetë e zymtë dhe e vetmuar me të zeza hapi sfilatën e Paul Costelloe-s Pranverë/ Verë 2023, një nga shumë stilistë që i bënë homazhe Mbretëreshës në Javën e Modës në Londër.
Costelloe, ka veshur shumë mbretër nga Princesha Diana te Zara Philips dhe Sarah Fergusontha, të cilat kapë mahnitur botën me stilin e tyre të veshjeve.
“Unë mendoj se ajo ka veshur gjithmonë ngjyra të shkëlqyera. Ajo i pëlqente ngjyrat pozitive dhe faleminderit, faleminderit mbretëreshë, që ke veshur ngjyra kaq të mrekullueshme“, shkroi ai.
Stili i saj jo vetëm që frymëzoi modën britanike, por kontribuoi në statusin e saj si një ikonë globale dhe rolin e saj në formimin e imazhit të Brand Britain.
Pistat e Javës së Modës në Londër vazhdojnë siç ishin planifikuar, përveç shfaqjeve të së hënës që janë riplanifikuar për shkak të funeralit të Mbretëreshës.
Mbretëresha Elizabeth mori pjesë vetëm një herë në Javën e Modës në Londër në 2018, kur ajo dha çmimin Richard Quinn për Dizajn Britanik.
Ajo u fotografua duke buzëqeshur në rreshtin e parë me kryeredaktoren e Vogue, Anna Wintour, e cila përshkroi “veshjen e saj ikonike që sugjeronte vazhdimësinë dhe traditën”.
Sipas Sky News janë të paktë në skenën botërore që ishin aq shumë në qendër të vëmendjes, aq më pak që dukeshin aq me stil sa mbretëresha.
Ashtu si shumica e ngjarjeve Java e Modës në Londër ka vuajtur dy vitet e fundit për shkak të pandemisë së koronavirusit, dhe megjithëse viti 2023 shkon përpara nën hijen e një kombi në zi, shfaqjet të paktën premtojnë të jenë të përshtatshme për një mbretëreshë.
- Gruas së Bashar al-Assad i japin shanset 50/50 për t’i mbijetuar leuçemisë! Ajo kërkon me ngulm të largohet… - 26/12/2024
- VIDEO / Si mund ta arrijë Berisha, qeverinë teknike?! Flet Spartak Ngjela - 26/12/2024
- “Në Borje, aty jeton një plakë treqind vjeçare që rrëfen kronikën dhe kujtesën e të gjitha kohërave…” - 26/12/2024