Zbulohen dy nga kandidatët e PD të përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj për zgjedhjet e 14 majit.
Klomentina Drini është prezantuar si kandidatja që do të përfaqësojë PD në zgjedhjet vendore te 14 majit për Vaun e Dejës.
“Ajo ka lindur dhe jeton së bashku me bashkëshortin dhe vajzën në Vaun e Dejës. Drini ka përfunduar studimet e larta në degën e informatikës ndërsa ka marrë titullin master profesionale për degën administrim biznes.
Gjatë viteve të fundit zonja Drini ka qenë ne pozicione të larta drejtimi në fushen e administrimit në biznese private por dhe në administratën lokale:, thuhet në njoftimin e shpërndarë për mediat.
Ndërsa emri i dytë është për Patosin ku PD e Alibeajt ka zgjedhur si kandidate mësuesen Pranvera Rizai.
“Mësuesja Pranvera Rizai prej vitesh mban postin e kryetares së LDG të Patosit. Pranvera Rizai është anëtare themeluese e degës së PD në Patos dhe njihet për kontributin e saj edhe si anëtare e këshillit bashkiak. Ajo ka përfunduar studimet në degën e mësuesisë dhe ato pasuniversitare për Menaxhim Arsimi në UT. Prej shumë vitesh zonja Rizai ushtron profesionin e mësueses dhe së fundmi si mësuese pranë shkollës “Meleq Gosnishti”, Patos. Ajo është e martuar dhe nënë e dy djemve”, thuhet në njoftim.
- Rama, Rama të QRB! - 02/09/2026
- VIDEO/ Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh - 27/08/2026
- PD duartroket ata që po i sharrojnë degën ku është ulur - 18/06/2026